Laura “ndihmon” burrat si të tradhëtojnë gratë
13/12/2017 09:32
Vajza e festës e cila joshi Wayne Rooney tashmë po krijon një faqe interneti për të ndihmuar burrat e martuar të tradhëtojnë.
Laura Simpson deklaroi se ajo dhe sulmuesi i Everton kanë qënë “në intimitet” bashkë, para se ai të kapej i dehur në timon në shtator.
29-vjeçarja, e cila ishte në vendin e pasagjerit kur Wayne do e çonte në shtëpi pas një nate jashtë, u bë lajm kryesor i mediave rozë pas arrestimit të tij në Cheshire. wedonttell.com (ne nuk tregojmë) është faqja e saj e re për tradhëtarët, pak a shumë si Ashley Madison në SHBA.
Ajo e di që do urrehet shumë për këtë gjë, por një burim thotë për DailyMirror se dëshira e saj është që femrat ta dijnë që personi në fjalë është i martuar apo i lidhur.
Top Channel