Bundesliga gjermane mbylli këtë mesjavë, javën e 16 të saj, me Bayern Munchen që shkëputet edhe më shumë nga ndjekësit më të afërt, jo më Leipzig që barazoi një natë më parë, por Schalke 04 që rikthehet në vendin e dytë të klasifikimit.

Gjigantët bavarezë mposhtën minimalisht Këlnin e vendit të fundit, falë golit të të përhershmit Lewandowski, kur kishte kaluar një orë lojë.

Ndërkohë, klubi “mbretëror” i Schalkes ka triumfuar pas një goleade 3-2 ndaj Augsburgut, në sfidën e luajtur në “Gelsenkirchen”.

Një tjetër takim me gola ishte edhe ai mes Herthës së Berlinit dhe Hannoverit, i përfunduar me rezultatin 3-1 për kryeqytetasit.

Pas 16 javësh, Bayern kryeson Bundesligën me 38 pikë, i ndjekur nga Schalke 04 me 29 dhe Leipzig me 28.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA