NBA, Chicago Bulls befason Bostonin

12/12/2017 14:44

Chicago Bulls befason Bostonin dhe e mposht me rezultatin 108-85. Në “United Center”, skuadra që renditet e parafundit në Konferencës së Lindjes iu dha një leksion të mirë kryesuesve me Bulls që iu fal dyshes Mirotic-Portis të cilët e mbyllën takimin respektivisht me 24 dhe 23 pike. Celtics ndjeu mungesën e Irving në këtë ndeshje ku u shfaq e lodhur dhe e paaftë për të përballuar lojën e bbasketbollistëve të Chicagos.

Nuk zhgënjeu Golden State në ndeshjen e saj me Portland. Skuadra kampione e NBA e mposhti Trailblazers 111-104 pavarësisht mungesave të Stephen Curry dhe Draymond Green. Në këtë përballje ai që mori përsipër të drejtojë skuadrën e Warriors drejt suksesit ishte Kevin Durant që regjistroi një bilanc prej 28 pikësh, 9 topash në tabelë e 5 asist. Golsden State tashmë është në kuotën e 22 fitoreve, por gjithsesi vazhdon të jetë ne vendin e dytë në Perëndim pas Houston që ka 21 fitore kjo për shkak se Golden State ka 2 humbje më shumë se Rockets.

Kjo e fundit nuk dëshiron të lëshojë terren dhe këtë radhë fitoi ndaj New Orleans Pelicant 130-123 duke regjistruar fitoren e 10 radhazi. Si zakonisht James Harden bëri një paraqitje mjaft të mirë në këtë përballje që e mbylli me 26 p[ikë e 17 asist, por më i miri në parket ishte Capela me 28 pikë e 8 topa në tabelë.

Top Channel