Torino fiton në “Olimpico”, Lazio “tërbohet” me arbitrin

11/12/2017 23:08

Torino fitoi 3-1 në transfertë ndaj Lazios, në një ndeshje që u vulos në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Kaosi në “Olimpico” nisi kur skuadrat po përgatiteshin për pushimin e ndeshjes, kur rezultati ishte ende 0-0. Immobile kroson, topi përplaset në dorën e Iago Falque që ishte shumë larg trupit dhe aksioni vazhdon. Në debat e sipër, Immobile përballet me Burdisson dhe e godet me shpatull.

Lacialët kërkojnë penallti për prekjen e topit me dorë dhe arbitri Giacomelli vendos të konsultohet me Var-in. Kur i gjithë stadiumi po mendonte se do të akordohej 11-metërshi, arbitri ndëshkon me të kuq sulmuesin e Lazios duke mos e parë rastin e penalltisë.

Në pjesën e dytë, Berenguer, Rincon dhe Edera shënuan për Torinon, ndërsa Luis Alberto shënoi golin e vetëm për bardhekaltërit.

Top Channel