Shpërthimi në Nju Jork, identifikohet autori i ndaluar

11/12/2017 17:16

Një person me një pajisje artizanale shpërthyese në trupin e tij, shkaktoi panik në një nga zonat më të populluara të trafikut ndërqytetas të Nju Jorkut, pas shpërthimit ndoshta të pjesshëm të saj në orët e para të pikut të mëngjesit të së hënës, duke plagosur veten dhe 3 të tjerë.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio e quajti këtë si një përpjekje e dështuar për sulm terrorist.

I dyshuari i incidentit të ndodhur në terminalin e autobusëve “Port Authority”, vetëm pak blloqe larg “Times Square”, është identifikuar si Akayed Ullah nga komisioneri i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut. Ai ka plagë djegieje dhe çjerrjeje me 3 persona të tjerë, përfshi një oficer policie që është plagosur lehtë.

Arma në fjalë shpërthyese ishte një bombë në formë tubi që ishte fiksuar në rripin e mesit të të dyshuarit, njoftoi policia. Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, teksa foli në një konferencë për shtyp pranë vendngjarjes, e përshkroi pajisjen “të një niveli amatoresk”.

Bill de Blasio tha gjatë së njëjtës konferencë se, incidenti i ndodhur në orët e pikut të lëvizjes ishte një “përpjekje e dështuar për sulm terrorist”.

“Si njujorkezë, jetët tona janë të lidhura pashmangshmërisht me metrotë. Por kur dëgjojmë për një sulm në sistemin tonë, atëherë është jashtëzakonisht shqetësuese”, tha De Blasio.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA