Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një mesazh Papa Françeskut për t’i shprehur falenderimet dhe mirënjohjen në emër edhe të popullit shqiptar për mesazhin e dhënë gjatë Meshës së të dielës.

“Lutjet Tuaja Shenjtëri dhe vëmëndja e kujdesi që Ju dhe Selia e Shenjtë vazhdoni të tregoni ndaj Shqipërisë, mua dhe popullin tim, na mbushin me shpresë e besim dhe forcë e kurajë për të përballuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit dhe për të qendruar më afër me njëri-tjetrin dhe familjeve, prindërve dhe fëmijëve të prekur nga pasojat e përmbytjeve”, shkruan Meta në mesazhin e tij.

Meta thotë se ndan të njëjtin mendim me Papa Françeskun sa i takon vetëdijes, kujdesit dhe përkushtimit për planetin dhe për t’u përballur me ndryshimet klimatike.

“Më lejoni t’ Ju siguroj sërish Ati i Shenjtë se ne jemi shumë të lumtur që ngjarje të rëndësishme historike dhe shpirtërore botërore qendrojnë në themelet e shëndosha të marrëdhënieve të veçanta institucionale mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë”, thotë më tutje në mesazh Presidenti i Republikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA