Humbet pika e bardhë, gjyqtari mat distancën me hapa
11/12/2017 11:37
Ndeshja e të dielës mes Këlnit dhe Freiburgut nuk do të mbahet mend vetëm për faktin që vendasit po fitonin 3-0 dhe në fund u mundën 4-3.
Bora e dendur që kishte “pushtuar” stadiumin e Këlnit para ndeshjes e bëri të pamundur gjetjen e pikës së bardhë të penalltisë. Gjyqtari me lojtarët e Këlnit u mblodhën për të vendosur topin në vendin e duhur, por asnjëri nuk mund ta dallonte.
Kështu që gjyqtari vendosi të caktonte pikën e bardhë me mënyrën “tradicionale” të futbollit të lagjeve, duke matur distancën me hapa.
Top Channel