Humbje për artin fierak, ndahet nga jeta aktori Sotir Stefa Mbi 1.000 zogj, te klasifikuar në mbi 300 raca të ndryshme qëndrojnë të ekspozuara që prej të shtunës në Qendrën Rinore.
Federata e Ornitologëve Shqiptarë ka organizuar “Festivalin e Zogjve” me mbarështues nga e gjithë Shqipëria, nga Italia, Kosova, Mali Zi, Serbia, Maqedonia dhe Greqia .
“Ne jemi mbrapa me interesin që shfaqin njerëzit dhe këtë e tregon edhe prezenca e kaq shumë vizitorëve që ju shihni. Mundohemi që këtë pasion që kanë njerëzit ta organizojmë nëpërmjet shfaqeve të tilla. Mbarështuesit rritin këto krijesa nëpër fermat e tyre dhe mezi presin këtë periudhën e fundit të vitit, për të treguar arritjet e tyre”, tha sekretari i FOSH-së, Koço Kaskaviqi.
Kjo është hera e dytë që në Shqipëri organizohet një aktivitet i tillë. FOSH synon që këtë organizim ta kthejë në traditë të vazhdueshme për të gjithë rajonin, duke nxjerrë edhe zogj fitues sipas kategorive.
enda kësaj race”, u shpreh Koço Kaskaviqi.
“Fituesit ose zogjtë më të bukur janë brenda racës. Në qoftë se do të shohim tek zogjtë e kuq, kanarina e kuqe cilësohet fituesi br
“Zogjtë ndahen në kategoritë e formës, pozicionit, të ngjyrës dhe të këngës. Tek zogjtë e formës dhe pozicionit po përmend disa raca që kanë ardhur nga kolegët tanë italianë. Janë yorku, gloster, five, etj.”, u shpreh Eduart Cara, përfaqësues i FOSH-së për Marrëdhëniet me Jashtë.
Për herë të parë përfaqësuesit e mbarështuesve shqiptare do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Ornitologjisë, që do të bëhet në Cesena, Itali nga data 13 deri në 21 Janar, 2018.
Top Channel