Spalleti përballë “mallkimit” Juventus

09/12/2017 13:11

Juventusi dhe Interi vihen përballë njëra-tjetrës për herë të 169-të në Serinë A. Nga 168 takimet e deritanishme, bardhezinjtë kanë fituar 80, e fundit në shkurt të këtij viti, zikaltërit 46 dhe 42 të tjera kanë përfunduar në barazim.

Fitorja më e thellë për Juventusin është ajo e 10 qershorit të 1961. 9 me 1 mbyllej ai takim, ndërsa Interi regjistron 6 me 0 fitoren më të thellë, të realizuar në dy raste.

Por shifra që shqetëson më shumë tifozët e Interit është bilanci i Luciano Spalletit në përballjet me Juventusin, që nuk kanë qenë të pakta. Trajneri i zikaltërve ka luajtur plot 21 herë kundër bardhezinjëve me pesë skuadra të ndryshme, duke filluar nga Empoli në 1998, Torino e deri tek Roma.

E nga gjithë këto përballje, Spalleti ka marrë vetëm 6 pikë ndaj Juventusit, nga 63 të mundshme.

Top Channel