
Juventus dhe Interi u përballën në atë që cilësohet si derbi i Italisë, për vetë rivalitetin që kanë dhuruar të dy ekipet ndër vite, megjithatë në fund, pavarësisht rasteve, rezultati ishte i bardhë 0-0.
Ndeshja ishte e një ritmi të lartë me Juventusin më kërkues, ndërsa Interi kërkoi më shumë të mbrohej dhe t’i godiste bardhezinjtë me kundërsulm.
Në pjesën e parë ishte Juventusi që provojë disa herë të shënonte, ndërsa Interi nuk arriti ta godiste asnjëherë portën kundërshtare. Megjithatë 45 minutat e para u mbyllën pa gola.
Edhe në pjesën e dytë ishte e njëjta histori, por golin nuk e gjeti asnjë prej ekipeve dhe rezultati në fund ishte 0-0.
Dy skuadrat ndanë nga një pikë, e cila mban Interin në krye, të paktën deri nesër.
Top Channel