Nuk mund të kalonte pa tensione ndeshja derbi e basketbollit mes Partizanit dhe Tiranës. Pallati i sportit “Asllan Rusi” është blinduar nga qindra forca policie të cilat kishin marrë masat për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje, pas paralajmërimeve për tension mes dy tifozerive.
Grupit ultra të të dyja klubeve me sa duket kanë qenë pak të interesuar për aspektin sportiv, për këtë arsye sipas policisë së Tiranës, nga tifozeria e kuqe janë shoqëruar disa persona që i janë gjetur sende të forta dhe tymuese, ndërkohë që tifozët ultras bardheblu nuk kanë hyrë fare në pallatin e sportit pasi mësuan se ishin të vetëm.
Policia e kryeqytetit ka filtruar tifozët nëpërmjet kartave të identitetit dhe listës së zezë që mbahej në dorë nga një punonjëse e policisë në hyrje të pallatit të sportit. Kontrollet kanë qenët të imtësishme deri në heqjen e këpucëve për ata që mundën të hyjnë për të parë këtë ndeshje.
Policia ka bërë një punë shumë të mirë për këtë ndeshje duke kërkuar gjërat minimale për t’u futur në pallatin sportit që është një mjet identifikimi.
Më vjen keq që tifozët janë pak të interesuar për sportin edhe pse të pakët në numër, brenda në pallatin e sportit ka patur tifozë që kanë ndjekur ndeshjen derbi, e cila këtë herë ndryshe nga takimi i fazës së parë arriti të shkojë deri në fund. Bardheblutë fituan me rezultatin e thellë 52-80, 28 pikë diferencë që tregojnë edhe një herë për supermacinë e bardhebluve në këtë sezon.
Top Channel