Milinkoviç duket në stacionin e fundit të tij në drejtimin e Kukësit, pas humbjes së turpshme siç edhe etiketoi ai vetë disfatën me skuadrën më të dobët të sezonit. Këtë la të nënkuptohet në konferencën për shtyp trajneri, duke mos lënë shumë vend për analizën e ndeshjes.

“Besoj që sot lojtarët sot u përpoqën, skuadra luajti, bëmë gabime amatore dhe mendoj se jemi në gjendje të dalim nga kjo situatë. Por loja kishte një rrjedhë të tillë, që nuk ja dolëm dot të ndryshonim, por lojtarët dhanë shumë. Nuk besoj se më ka tradhtuar njëri, thjesht jam i zhgënjyer me rezultatin e ndeshjes. E kam marrë vendimin tim. Do të flas me presidentin. Është e turpshme kjo humbje, duhet të flas fillimisht me presidentin, pastaj do ta bëj publikisht vendimin.

Sa i përket përgjegjësive për këtë situatë, trajneri Milkoviç e ka të qartë situatën.

“Kur humbet ka shumë arsye. Ashtu siç mund ta shikojmë nga golat që pësuam sot. Kur nuk ka rezultate, përgjegjësitë janë të trajnerit. Jam shumë gjëra të tjera dhe pas katër muajsh mendova se do të kaloja filozofinë time, por nuk ja kam dalë. Jam një person që në karrierën time i ka mbajtur vetë përgjegjësitë, si sportist dhe trajner. Pa i ulur vlerat Lushnjes, kjo ishte një humbje e turpshme për Kukësin. Shpresoj që presidenti të marrë vendimin e tij të mirë të ekipit, unë e kam marrë vendimin tim”, tha Milinkoviç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA