Levandovski e Courtois, ende në shënjestrën e Realit

09/12/2017 13:34
19. Robert Lewandowski - Bayern Munchen

Reali i Madridit tashmë ka filluar të mendojë për strategjinë e tij për merkaton e verës së ardhshme, sigurisht pa anashkaluar atë të muajit janar.

Një prej futbollistëve që e ëndërron Florentino Perez është Mauro Icaridi, por mes kandidaturave për repartin e sulmit duket se është rishfaqur edhe emri i Robert Levandovskit.

Të paktën kjo është ajo që lexohet te e përditshmja Marca, sipas së cilës, “Los Blancos’ gjithnjë e kanë pasur pikë të dobët polakun e Bayernit të Mynihut. Levandovski për momentin ndihet mirë te skuadra bavareze, por në muajt e kaluar u tundua jo pak nga ideja për të kaluar te kampionët e Europës për të provuar një eksperiencë në kampionatin spanjoll.

Në vitin 2017 Levandovski ka shënuar 52 gola në 51 ndeshje, një mesatare vërtet fantasike për të.

Një tjetër emër që është përmendur në ambientet e skuadrës madrilene është edhe Thibaut Courtois. Portieri belg e dëshiron një rikthim në Madrid për arsye familjare.

Në fakt fëmijët e tij jetojnë në kryeqytetin spanjoll me ish-bashkëshorten e tij dhe Courtois po planifikon për t’u afruar sa më shpejt me ta. Për më tepër kontrata me Chelsean e portierit belg skadon në vitin 2019 dhe ai ende nuk e ka rinovuar atë duke krijuar një lloj ankthi te blutë e Londrës.

Në krahun tjetër, te Reali në portë është Keylor Navas, por në muajt e fundit, pozitat e tij në skuadër janë tronditur ndjeshëm. Zidane e ka mbrojtur gjithnjë atë kjo edhe për fdaktin se me të në skuadër,. Reali fitoi 2 liga kampionesh. Por Perez nuk duket shumë entuziast me kostarikanin dhe në këtë pikë Courtois mund të jetë diçka më shumë se një hipotezë e merkatos.

Top Channel