Huliganët anglezë përleshen në lokal – VIDEO

09/12/2017 17:40

Shkuan në stadium për të ndjekur ekipet e tyre të zemrës, Burton Albion dhe Stoke City, por edhe pse ishte vetëm një ndeshje miqësore në fushën e lojës, jashtë saj nuk rezultoi kështu.

Pas përfundimit të takimit miqësor, tifozët nisën të përleshen keqazi në një lokal pranë stadiumit.

Me dhjetëra persona ishte futur në lokal pas ndeshjes dhe fillimisht nisën të debatojnë me fjalë me njëri tjetrin dhe nuk vonoi shumë dhe mes tyre shpërtheu dhuna.

Fundi, disa të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale në lokal dhe gjithçka… për një ndeshje miqësore!

Top Channel