Pagat e trajnerëve të Botërorit 2026, Carlo Ancelotti, ai që përfiton më shumë
Carlo Ancelotti ka deklaruar se deri në fund të sezonit do të qëndrojë pushim, por pavarësisht gjithçkaje emri i tij vazhdon të lakohet në media të ndryshme në lidhje me skuadrën e ardhshme që do të ketë.
Këtë radhë ajo që flet për rikthim në detyrë të teknikut italian është e përditshmja britanike ‘Daily Express’, sipas së cilës, në garë për Ancelottin janë 3 klube londineze dhe bëhet fjalë për Chelsea, Arsenal e Tottenham.
Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje që i referohet disa burimeve pranë 58 vjeçarit, Ancelotti dhe familja e tij po kthehet në kryeqytetin britanik, ku e ka ende banesën e tij. Në vitin 2010, Ancelotti fitoi titullin e Premier League dhe FA Cup pikërisht me skuadrën e Chelsea.
Top Channel