Sulmohen paqeruajtësit e OKB-së në Kongo, vriten 14

08/12/2017 23:32

Të paktën 14 paqeruajtës të OKB-së janë vrarë dhe 53 të tjerë janë plagosur në një sulm në lindje të Republikës Demokratike të Kongos.

Misioni i OKB-së, ‘Monusco’ tha se paqeruajtësit u sulmuan nga rebelët e dyshuar të Forcave Demokratike Aleate (FSHZH) në provincën e Kivusë Veriore, ndërsa humbën jetën gjithashtu edhe 5 ushtarë kongolezë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se ky ishte sulmi më i keq ndaj paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara në historinë e kohëve të fundit dhe se ky akt përbënte një “krim lufte”.

“Dua të shpreh zemërimin tim të thellë për sulmin e natës së kaluar. Nuk ka asnjë ndëshkim për ata që kryejnë sulme të tilla, këtu apo kudo tjetër”, tha ai.

Kongoja Lindore ka vuajtur për vite të tëra paqëndrueshmërinë, me grupet rivale që luftojnë për kontrollin e territorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA