Perez i çon “mesazh” Neymarit: Te Reali fiton Topin e Artë

08/12/2017 14:14

Si të mos mjaftonte largimi mes polemikave dhe gjyqet radhazi që u hapën mes Barcelonës dhe brazilianit Neymar, skuadra katalanase mund të marrë një tjetër goditje poshtë brezit nga sulmuesi i njohur.

Nuk është më një sekret, që Reali i Nadridit po kërkon të joshë futbollistin e Paris Saint-Germain, të cilin e ka kthyer në një objektiv që në vitin e parë të transferimit në ligën franceze.

Për të shtuar më shumë spekulimet mendoi presidenti i ekipit “merengues”, Florentino Perez.

“Të gjithë e dinë që doja ta blija. Nëse do të luante me Realin e Madridit do të kishte më shumë mundësi që të fitonte Topin e Artë. Klubi ynë është i tillë që ofron gjithçka për një futbollist të nivelit të lartë”, tha presidenti Florentino Perez për radion “Cadena Ser”.

Oferta jo e drejtpërdrejtë e biznesmenit spanjoll, së bashku me pakënaqësitë e “mister 222 milionëshit” te Paris SG, mund të sjellin divorcin e bujshëm mes palëve. Barcelona do të vuante në këtë mënyrë një tjetër tradhti nga braziliani, që u shkëput duke paguar klauzolën për të ikur nga katalanasit.

Top Channel