Një 25-vjeçar nga Korça është vënë në pranga nga policia pasi dyshohet autori i të paktën 5 vjedhjeve në zonën e pazarit të qytetit juglindor.

Niko Nakoleci është personi i arrestuar, i cili është dënuar për vjedhje edhe më parë. Të enjten ai ësht ëkapur në flagrancë nga policia, në lagjen nr 8, duke i vjedhur nga xhepi një celular të markës “Samsung S8”, një 31-vjeçareje nga Tirana.

Gjatë kontrollit këtij të fundit, iu gjet edhe një aparat celular i markës “HTC”, që rezulton i vjedhur më 24 nëntor, në pronësi të një 19-vjeçareje nga Pogradeci, të cilët iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore e proceduriale të kryera lidhur me këtë rast, dyshohet se Nakoleci, mund të jetë autor edhe i tre ngjarjeve të tjera ku ka vjedhur sërish celularë e portofola.

Top Channel