Juve-Inter, ose dueli Higuain-Icardi

08/12/2017 12:39

Numërimi mbrapsht vijon pafundësisht përpara një sfide me kaq shumë pritshmëri, siç është ajo e mbrëmjes së të shtunës në “Juventus Stadium”, që në mënyrë surprizë është rikthyer të jetë një duel për titull.

Interi është e vetmja skuadër në Serie A që nuk ka pësuar humbje dhe momentalisht kryeson i vetëm me 1 pikë më shumë sesa Napoli dhe 2 më shumë sesa bardhezinjtë kampionë Italie në fuqi, të cilët kanë për objektiv të futen në histori me “tringjyrëshin” e shtatë radhazi.

Një sfidë, në të cilën të dyja skuadrat duket se presin mbi të gjitha nga dyshja e goleadorëve Gonzalo Higuain dhe Mauro Icardi, dy “bombera” rivalë në Itali, por ndoshta edhe tek Argjentina, ku garojnë për një vend titullari në krah të Messit për Botërorin e vitit të ardhshëm në Rusi.

Me shumë mundësi, dueli mes dy qendërsulmuesve më produktivë të këtij sezoni do të jetë edhe vendimtar sa i përket rezultatit të sfidës.

Higuain apo Icardi, cili prej tyre do të jetë protragonist nesër mbrëma në #Juventus 🤜🤛 #Inter?#SerieA 💪⚽

Posted by Top Channel Sport on Friday, December 8, 2017

Por, le të studiojmë pak statistikat e të dy futbollistëve:

FOTO GALERI
2/2
171: ndeshjet në Serie A me fanellat e Sampdorias dhe Interit 68: ndeshjet në të cilat ka shënuar (39% e atyre ku ka luajtur) 97: golat e shënuar 20: golat e shënuar me këmbën e majtë 60: golat e shënuar me këmbën e djathtë 92: golat e shënuar nga brenda zonës së rreptësisë 5: golat e shënuar nga jashtë zone 12: golat e shënuar me penallti 18: dygolëshat e realizuar (2 ndaj Sampdoria, Empoli e Fiorentina; nga një kundër Juventus, Bologna, Verona, Palermo, Udinese, Pescara, Torino, Crotone, Lazio, Roma, Atalanta e Cagliari) 1: vetëm një “poker” i shënuar nga “Maurito”, ndaj ekipit të Pescarës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA