I mbijeton mosbesimit të opozitës, por jo liderit të partisë

08/12/2017 09:16

I mbijetoi mocionit të mosbesimit nga opozita në Parlamentin polak, por u dorëzua përpara humbjes së besimit nga kreu i partisë së saj, Jaroslaë Kaczynski, e kështu kryeministrja polake dha dorëheqjen.

Beata Szydlo do të zëvendësohet nga ministri i Financave, Mateusz Moraëiecki, sipas njoftimit të partisë në pushtet “Ligj dhe Drejtësi”

Sipas korrespondentit të BBC-së, në Varshavë ka spekulime të rritje se ka qenë vet kreu i partisë Kaczkynski, ai që ka dashur të zëvendësojë Szydlon. Ndërkohë, burime me njohuri nga këto zhvillime, thonë se nevojitej një dorë më e vendosur për ta çuar partinë drejt zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahen pas dy vitesh në Poloni.

Dorëheqja e saj është njoftuar pak orë pasi i mbijetoi mocionit të mosbesimit të opozitës ndaj saj, të cilën e refuzuan me shumicë të ndjeshme në Parlament. Por, pavarësisht mbijetesës, raporte të shumta vijuan të theksonin se ajo do të zëvendësohej nga vet partia e saj brenda ditës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA