“Dama me Kamelie”, kryevepra e Duma në Teatrin Kombëtar

08/12/2017 13:42

“Dama me Kamelie”, kryevepra universale e Aleksander Dumas, vjen premierë absolute që prej 8 dhjetorit në skenën e Teatrit Kombëtar, për rastësi në një ditë në të cilën festohet demokracia për ne.

“I jemi jashtëzakonisht mirënjohës fatit që premiera jonë përkon me këtë datë, sepse këtu kemi të bëjmë më një pjesë ku një dashuri midis një kurtizaneje të shekullit të XIX, siç është Margerite Gutier dhe borgjezit të ri, klasës së mesme Armand Duval. Është pikërtisht përpjekja e këtyre të rinjve për të gjetur dhe për të jetuar të lirë ndjenjën e tyre”, thotë aktori Laert Vasili.

Me regji të Luli Hoxhës dhe po ashtu nën interpretimin e saj të kurtizanes Margerite Gutier, vepra është konceptuar nën joshjen e madhe të Parisit mondan të asaj kohe, mes hipokrizisë dhe luksit.

“Është një kryevepër botërore, shpeshherë jemi mësuar ta shikojmë në opera. Vjen për herë të parë në Teatrin Komëbëtar”, deklaron regjisorja Luli Hoxha.

Nën interpretimin e Laert Vasili, Luli Hoxha, Viktor Zhusti, Rajmonda Bulku, Karafil Shena etj, kasti nxjerr në pah dramën e një gruaje të braktisur nga të gjithë.

“Dramën e një femre, të cilës civilizimi, qytetërimi i asaj periudhe e ka detyraur të bëjë një jetë tepër të rëndë, tepër të vështirë. Pavarësisht se në kornizat e luksit”, shprehet aktori Viktor Zhusti.

“Që nga 1848 nuk ka ndërruar asnjë gjë. Edhe sot gjërat blihen”, shton aktori Karafil Shena.

“Dama me Kamelie” do të jetë për publikun në skëne deri në datën 17 dhjetor.

Top Channel