Cristiano Ronaldo ka fituar për herë të pestë Topin e Artë, duke barazuar kështu yllin argjentinas, Lionel Messi, të cilin e mposhti këtë vit.

Cristiano Ronaldo mori në duar ashtu si[ pritej Topin e Artë 2017, trofeu i pestë personal i këtij lloji për atë që konsiderohet në mënyrë të diskutueshme, futbollisti më i mirë i dekadës. Portugezi mori nga gazetarët sportivë më shumë vota se të gjithë finalistët e tjerë në çmimin që u rikthye në 2016, nën patronazhin e redaksisë së France Football.

Bomberi i Realit të Madridit u ngjit në skenë me djalin e tij dhe nënën që e shoqëruan në marrjen e trofeut mitik, ndërsa në sallën e tejmbushur me personalitete, pati vend edhe për legjenda të tjera të futbollit që kanë luajtur krah Ronaldos.

Lionel Mesi u detyrua të kënaqet me vendin e dytë, me argjentinasin dhe portugezin që janë tashmë në të njëjtën kuotë trofesh, me 5 topa të artë secili.

I treti në hierarkinë e më të mirëve të France Football doli braziliani Neymar, futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Vetëm vendi i katërt për kapitenin e Juventus, Gigi Buffon.

Me këtë Top të Artë, Ronaldo nuk ka barazuar vetëm Messin, por ka barazuar edhe numrin e trofeve me atë të fëmijëve. E gjatë ceremonisë për dhënien e trofeut, Ronaldo shprehu edhe njëherë dëshirën për të pasur 7 fëmijë dhe 7 Topa të Artë.

FOTO GALERI
24/28

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA