Takimi me rusët, Trump Jr refuzon të përgjigjet

07/12/2017 18:24

Donald Trump Jr, djali i presidentit amerikan, refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të ligjvënësve të mërkurën, lidhur një bisede telefonike që kishte zhvilluar me të atin, pas takimit të debatueshëm me disa zyrtarë rusë në qershor të vitit 2016.

Trump Jr shmangu gazetarët dhe hyri në ndërtesën e Kapitolit përmes një dere të pasme përpara se të ballafaqohej për më shumë se tetë orë me pyetje nga Komisioni i Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve.

Komisioni po heton bashkëpunimin e mundshëm mes fushatës së presidentit Trump dhe Rusisë. Kreu i demokrateve në këtë komision, Adam Schiff tha se Trump Jr. iu përgjigj shumicës së pyetjeve, por refuzoi te komentonte lidhur me takimin me rusët e u justifikua se nuk i mbante mend shume detaje.

Ai këmbënguli se biseda ishte e mbrojtur nga privilegji, avokat-klient, pasi pjese e saj kishte qenë edhe nga përfaqësuesi ligjor i presidentit.

Takimi i shumëdiskutuar, ku ishte i pranishëm Trump Jr u zhvillua në kullën Trump. Një avokate ruse thuhet të ketë premtuar atje informacione të dëmshme rreth rivales Hillary Clinton. 39-vjeçari pretendon se nuk i tregoi të atit për takimin menjëherë, por pasi u bënë publike email-at lidhur me çështjen. Email-at treguan se Trump Jr. kërkoi të shfrytëzonte mundësinë që të siguronte informacione që inkriminonin Klintonin. Këto informacione nuk u materializuan asnjëherë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA