Kishte trafikuar dhjetra kilogram kokainë drejt italisë por në Shqipëri u arrestua në një pikë bastesh sportive.

Besnik Çapja u vu në pranga në Elbasan nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë pasi autoritetet italiane e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.

40-vjeçari, i cili përdorte edhe dy emrat e tjerë Besnik Bylyku dhe Kliton Prifti është dënuar nga Gjykata e Torinos me 6 vite e 4 muaj burgim për veprën penale të “Pjesëmarrjes në Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Kultivoi 10 mijë rrënjë hashash, arrestohet

Marko Bushi, i cilësuar si kreu i organizatës kriminale që kultivoi mbi 10 mijë rrënjë kanabis në tetor të 2016-ës në rrethin e Matit, u arrestua në kryeqyet nga forcat operacioanle teksa lëvizte në bulevardin Zogu i Parë.

Në kohën kur iu zbuluan dhe asgjësuan parcelat, 41-vjeçari nga Burreli kërcënoi prokurorin si dhe forcat e Policisë lokale.

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas ishte në rolin e organizatorit të grupit kriminal. Për të edhe Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar pjestarët e tjerë të këtij grupi.

Top Channel