Coutinho, ikën apo jo?

07/12/2017 15:46

Philippe Coutinho është kthyer prej të paktën një viti në objektivin kryesor të Barcelonës dhe pavarësisht se skuadra katalanase është sprapsur me ofertat multimilionëshe, duket se Liverpuli do të dorëzohet në shitjen e brazilianit.

Vetë protagonisti refuzoi t’i premtonte besnikëri fanelës së “Reds” me të cilët luan prej 5 sezonesh, duke lënë të hapur mundësinë e largimit.

Barcelona e çoi në më shumë se 150 milionë euro ofertën për të blerë fantazistin brazilian, i cili është bërë i domosdoshëm pas largimit të Neymar nga Katalonja. Por, një lëvizje e tij në janar duket e pamundur.

“Nuk e di sesi do të jetë e ardhmja e karrierës sime. Të shohim se çfarë do të ndodhë në janarm, pasi nuk e di nëse do të kem sërish oferta. Jam aktualisht te Liverpuli dhe këtu do të jap maksimumin, duke respektuar fanelën dhe tifozët”, tha Coutinho.

“Këtë verë kishte një ofertë pune siç ndodh në thuajse çdo fushë. Unë isha vërtet i interesuar për të, por qëndrova te Liverpuli ku po luaj me dëshirë”, tha Coutinho për kërkesat e vazhdueshme që vijnë nga kampi “blaugrana”.

Top Channel