Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), ka vendosur të përjashtojë Federatën ruse nga Lojërat Olimpike Dimërore, që do të zhvillohen në Korenë e Jugut, në vitin 2018.
Ky vendim u mor pas përfundimit të hetimeve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ku u vërtetuan akuzat për përdorim të substancave të ndaluara nga shumë sportistë rusë gjatë viteve të fundit dhe një skeme të ngritur nga Komiteti Olimpik i këtij vendi, në bashkëpunimin me shtetin për dopimin e atletëve.
Përveç këtyre masave, Komiteti Olimpik Rus u gjobit me 15 milionë euro nga IOC-ja. Në PyeongChang 2018 do të ftohen të marrin pjesë vetëm sportistë të caktuar rusë, të panjollosur nga historia e dopingut dhe që do të zbresin me flamurin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe jo atë vendas.
Top Channel