Çmenduri në sekondat e fundit! Katari shkruan historinë e Botërorit, thyhet rekordi që mbahej që nga viti 1966
Roma kaloi grupin e Ligës së Kampionëve si vend i parë, por shorti mund t’i vendosë përballë një kundërshtarë të fortë.
Dy janë emrat që trembin skuadrën e Di Francescos, Bajerni i Mynihut dhe Reali i Madridit, që të dyja skuadra që e kanë mbyllur në vendin e dytë në grupet respektive, megjithëse madrilenët kanë edhe ndeshjen e fundit për të luajtur ndaj Dortmundit këtë të mërkurë.
Ndërkohë, edhe Juventusi i Allegrit rrezikon të vendoset përballë Manchester City-t të Pep Guardiolas, PSG-së së Neymar apo Manchester United të Mourinhos.
Shorti për fazën me eleminim direkt të Ligës së Kampionëve hidhet ditën e hënë në orën 12:00 në Nion.
Top Channel