Ndihma për ringritjen e urave do të vijë edhe nga Kosova. Mëngjesin e së mërkurës, kabineti qeveritar në Kosovë miratoi kërkesën e dorëzuar një ditë më parë nga Ambasada shqiptare në Prishtinë.

Në këtë kërkesë, Ambasada shqiptare bënte thirrje për mbështetje logjistike në zonat e përmbytura.

Qeveria e Kosovës duke gjykuar nga situata e krijuar miratoi dërgimin e një kontingjenti të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion humanitar.

Mbështetja financiare e operacionit humanitar do të sigurohet nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA