Para Liverpulit, doktoresha u ndalon seksin lojtarëve të Spartakut

06/12/2017 12:38

Spartakut të Moskës i duhet fitorja në mënyrë që të vazhdojë aventurën e vet në Ligën e Kampionëve.

E fitorja nuk vjen pa sakrifica dhe duket se doktoresha e skuadrës, (jo nuk është Eva Carneiro) e ka një formulë sesi të mposhtet Liverpuli.

Victoria Gameeva tha për mediat ruse se u ka ndaluar seksin lojtarëve të Spartakut prej disa ditësh për të qenë në formën dhe përqendrimin maksimal ndaj skuadrës së Jurgen Klopp në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Spartaku ndodhet në vendin e tretë me 6 pikë, dy më pak se Sevilja e vendit të dytë, që luan kundër Mariborit të vendit të fundit dhe tre më pak se Liverpuli, që kryeson grupin me 9 pikë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA