Nderohen edhe arbitrat e Superiores, çmim për më të mirin

06/12/2017 02:32

Në mbrëmjen gala të Kategorisë Superiore, ku do të nderohen më të mirët e vitit 2017, do të përfshihet edhe çmimi për arbitrin më të mirë. Lajmi është bërë i ditur nga Komiteti i Arbitrimit pranë FSHF-së, në mbledhjen e tij të përmuajshme.

Ashtu siç ndodh me futbollistët dhe trajnerin më të mirë, edhe arbitri do të zgjidhet me votim nga përfaqësuesit e klubeve të Superiores, që janë trajneri dhe kapiteni i çdo ekipi.

Këta të fundit, krahas listës së lojtarëve dhe trajnerëve, do të marrin në dorë edhe listën me 18 emra të arbitrimit, ku do të përzgjedhin më të mirin. Ky është një çmim që aplikohet në shumë vende të botës, ndërsa në Shqipëri ky do të jetë viti i parë.

Top Channel