Mourinho s’e beson Guardiolan: David Silva do të luajë

06/12/2017 10:57

Pep Guardiola deklaroi se David Silva mund të mos luajë në derbin me United për shkak të një dëmtimi.

Pikërisht për këtë dëmtim, Guardiola nuk e ka grumbulluar spanjollin në ndeshjen e fundit të fazës në grupe për Ligën e Kampionëve, ku Manchester City i ka mbyllur hesapet, duke u kualifikuar si vend i parë.

Lajmi se David Silva mund të mos zbresë në fushë ndaj “Djajve të Kuq” këtë të dielë ka lënë një shije të hidhur tek tifozët e Citizens, por është njëri që nuk beson, madje thotë se Guardiola gënjen kur thotë se David Silva është i dëmtuar.

Bëhet fjalë për “rivalin” e hershëm të Pep, Jose Mourinho. Portugezi u pyet për situatën në skuadrën e tij sa i takon dëmtimeve.

“Doni të vërtetën, apo të gënjej? Nëse doni të vërtetën, e vërteta është kjo: Bailly nuk luan, Phil Jones me gjasa mund të luajë, Fellaini po ashtu, Zlatan Ibrahimivic ka mundësi të mëdha për të luajtur, Matic është i dëmtuar, por do të luajë me siguri. Carrick nuk luan. Po ju them të vërtetën, Matic është i dëmtuar dhe do të luajë, jo si ato historitë e Lacazette apo David Silvas. Kundërshtarët tanë kanë probleme me dëmtimet, por në fund të gjithë lojtarët e tyre janë gati për të luajtur kundër nesh”, tha ai.

Top Channel