![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/05/MixCollage-24-May-2024-03-29-PM-291-1-800x450.jpg)
24/05 15:52
Gjermanët e Leipzig e kanë mbyllur në mënyrën më të keqe të mundshme fazën e grupeve të Champions League, duke u mposhtur në shtëpi nga turqit e Beshiktash që kishin siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në grup me kohë.
Goli i parë për Turqit është shënuar nga pika e bardhë e penalltisë nga Negredo në minutën e 10-ën. Ndërsa gjermanët kërkonin me ngulm që mos ta mbyllnin me kokën ulur ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Champions, ia kanë dalë që të barazojnë shifrat në 1-1 në të 87-ën, me anë të Keita.
Por kur pritej vërshëllima finale, Talisca shënoi golin që shokoi jo vetëm lojtarët e Leipzig, por edhe tifozët që ndodheshin në stadium.
Top Channel