4 ndeshje pa pësuar, mbrojtja e Juventusit bind para Interit

06/12/2017 11:11

Ajo që ishte pika më e fortë e Juventusit në 6 sezonet e fundit, këtë sezon rezulton të jetë pika më e dobët e skuadrës së Allegrit.

Bëhet fjalë për mbrojtjen, e cila ka pësuar 19 gola në 17 ndeshje mes Serisë A dhe Ligës së Kampionëve.

Por, përpara përplasjes me mbrojtjen më të fortë të Serisë A, atë të Interit, duket se gjërat në prapavijën juventine po “kthehen” në normalitetin e 6 sezoneve të shkuara, ku skuadra është kurorëzuar kampione.

Juventusi nuk ka pësuar gol në katër ndeshjet e fundit, që nga barazimi 0-0 me Barcelonën, fitorja 3-0 ndaj Krotones, ajo 0-1 ndaj Napolit dhe e fundit ndaj Olimpiakosit 0-2 në Athinë. E pikërisht ndaj Olimpiakosit, mbrojtja bindi edhe pa Buffon dhe Chiellini, por edhe pa Mandzukiç, që sakrifikon shumë për fazën mbrojtëse.

Megjithatë, testi i vërtetë do të jetë të shtunën, ku përballë do të ketë Interin, një skuadër e shndërruar këtë sezon nga Spalleti, që ende nuk e ka njohur shijen e humbjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA