Plani i Donald Trump për të zhvendosur ambasadën amerikane në Izrael, nga Tel Avivi në Jeruzalem, ka ndezur reagimin e ashpër të vendeve arabe.
Udhëheqësit arabë kanë paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump se lëvizja e ambasadës amerikane në Izrael, në Jeruzalem mund të ketë pasoja të rrezikshme.
Mbreti Salman i Arabisë Saudite i tha kreut amerikan se çdo masë e tillë do t’i provokonte myslimanët në mbarë botën.
Ky reagim i ashpër vjen pas spekulimeve se Donald Trump ka ndërmend të njohë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, çështje kjo nga më të ashprat mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Nëse Uashingtoni e njeh Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, do të ishte vendi i parë që ta bëjë këtë që nga themelimi i shtetit në vitin 1948.
Top Channel