NBA, Cleveland merr fitoren e 12 radhazi

05/12/2017 13:15

Cleveland Cavaliers duket se janë në ritmin e tyre të zakonshëm.

Skuadra nënkampione e NBA mundi Chicago Bulls 113-91, në ndeshjen e saj të radhës duke regjistruar fitoren e 12 radhazi. Në “United Center” në Ilinois, Cleveland pa që të shkëlqejë Dwayne Wade që shënoi 24 pikë në këtë përballje kundër ish-skuadrës së tij, ndërkohë që atij iu bashkuan edhe LeBron James me 23 pikë dhe Kevin Love me 24 pikë e 13 topa në tabelë. Për Chicagon, kjo ishte disfata e 9 radhazi e pësuar me Bulls, që vazhdojnë të jenë në vendin e fundit në Konferencën e Lindjes.

Golden State arriti të thyejë New Orleans me rezultatin 125-115 falë paraqitjes fantastike të Stephen Curry, i cili shënoi 31 pikë e dha 11 asist. Fundi i sfidës nuk ishte i këndshëm për yllin e Warriors që u dëmtua duke dalë nga fusha e lojës me paterica. Nota negative e kësaj sfide për kampionët e NBA ishte Kevin Durant, i cili u përjashtua nga arbitri i sfidës për dy faulla teknikë të njëpasnjëshëm.

Fitore shënoi edhe Bostoni që mundi Milwaukee Bucks 111-100 falë dyshes Irving-Horford, të cilët shënuan respektivisht 32 dhe 20 pikë. Në ndeshjet e tjera, San Antonio Spurs mundi Detroit me rezultatin e ngushtë 96-93, New York u mposht nga Indiana 97-115, ndërsa Utah Jazz shkatërroi Washington Wizards 116-69.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA