N.Stacioni i Kasharit, OSHEE ndërhyn pas përmbytjes
05/12/2017 10:37
Pak ditë pasi uji hyri në nënstacionin e Kasharit, për shkak të reshjeve të dendura që mbërthyen vendin, OSHEE do të bëjë punime për mirëmbajtjen e rrjetit.
Sipas një njoftimi të vetë OSHEE, do të kryhen punime në kabinat B-3, B-6 dhe B08, fideri F-17, nënstacioni Kashar.
“Në kuadër të punimeve të planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit, pas dëmtimit që pësoi ky nstacion ditët e fundit, sot nga ora 10:00-15:00 do të ketë kufizime energjie zona afër Top Channel pjesërisht, Mëzez pjesërisht, Yzberisht pjesërisht”, bën të ditur OSHEE.
Top Channel