Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosin të njohin Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, Turqia do të shkëpusë të gjitha marrëdhëniet me shtetin hebre dhe kërcënon se kjo lëvizje do të ishte kalimi i vijës së kuqe për myslimanët.
Ky ishte mesazhi i përcjellë nga Presidenti turk, Recep Taip Erdogan pas raportimeve se Uashingtoni mund të njohë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.
“Zoti Trump, Jeruzalemi është vija e kuqe për myslimanët. Kjo do të pasonte në shkëputjen e marrëdhënieve tona me Izraelin”, deklaroi Erdogan gjatë një fjalimi të mbajtur para Parlamentit turk në Ankara këtë të martë.
Të hënën, Donald Trump duhet të firmoste urdhrin për ruajtjen e Ambasadës së SHBA në Tel Aviv ose zhvendosjen e saj në Jeruzalem, por asnjëra nga këto nuk ndodhi. Zhvendosja e ambasadës në Jeruzalem është një premtim që Donald Trump ja bëri publikisht Benjamin Netanjahut në takimin e parë të tyre në Uashington pas zgjedhjes së manjatit në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Për Izraelin Jeruzalemi është kryeqyteti i tij, por ndërkombëtarisht kjo nuk njihet dhe selitë e ambasadave dhe përfaqësive diplomatike ndodhen në Tel Avivi, që konsiderohet nga komuniteti ndërkombëtar si kryeqyteti i vendit.
Top Channel