Kampionët e Shqipërisë në futboll u përfolën këtë verë për trukimin e ndeshjeve gjatë fazës përgatitore të zhvilluar në Austri, aq sa të sillnin dhe një hetim nga Prokuroria për këtë rast.

Por, në një distancë 6-mujore, Prokuroria e Insbrukut i ka sjellë një konfirmim verilindorëve se, raporti i detajuar për 11 lojtarët dhe dy trajnerët e marrë në pyetje nuk i implikon.

Prokurori austriak Florian Oberhoffer pranoi se, nuk vërtetohet manipulimi i rezultateve të ndeshjeve. Çështja u ngrit pas një padie të kompanisë “Sportradar”.

“Klubi ynë, gjatë përfaqësimeve në ndeshjet jashtë dhe brenda ka qenë model i lojës së ndershme dhe ‘Fair Play’-t. Prokurorët shantazhuan lojtarët dhe presioni u bë pikërisht dy ditë para ndeshjes në Champions me Sheriff Tiraspol”, tha në një komunikim zyrtar klubi i Kukësit.

Skuadra kampione në fuqi e Kategorisë Superiore bëri të ditur se do të kërkojë dëmshpërblim moral dhe financiar, për ata që hedhin baltë mbi emrin e Kukësit.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA