Gullit, Del Piero dhe 8 legjenda pasurojnë “Hollin e Famës” në Itali

05/12/2017 17:58

“Holli i famës” së futbollit italian pasurohet me 10 figura të tjera legjendare, një vlerësim i nisur në vitin 2011 nga Federata e Futbollit të vendit të Apenineve, së bashku me Muzeun e futbollit.

Për të lartësuar lojtarë, trajnerë, arbitra dhe drejtues, që kanë qenë në gjendje të lënë gjurmë të pashlyera në historinë e futbollit italian, ky muze tani do të ketë të tjerë emra luksi.

Bien në sy holandezi i famshëm i Milanit, Ruud Gullit, si dhe legjenda e Juventusit dhe kombëtares italiane, Alessandro Del Piero. I pari arriti të fitojë 3 tituj në Serie A dhe dy Kupa europiane me kuqezinjtë. Ndërkohë, Del Piero luajti për 19 vite me Juventusin, nga të cilat 11 si kapiten, me një mori trofesh ekiporë dhe individualë.

Por jo vetëm kaq. Mes 10 emrave që do të shtohen në “Hall of Fame” janë dhe lojtarë që janë ndarë nga jeta, si Renato Dall’Ara apo Arpad Weisz.

Ceremonia e programuar do të mbahet verën e ardhshme, e si për traditë, të rinjtë do të dorëzojnë një trofe simbolik të karrierës, për t’ia shtuar Muzeut të Covercianos.

10 hyrjet e reja:

Alessandro Del Piero (ish-futbollist italian),
Ruud Gullit (ish-futbollist i huaj),
Osvaldo Bagnoli (trajner italian),
Sergio Campana (drejtor sportiv italian),
Bruno Conti (veteran italian),
Elisabetta Vignotto (futbolliste italiane),
Stefano Farina,
Italo Allodi,
Renato Dall’Ara
Arpad Weisz (të katërt, të vlerësuar pas vdekjes).

Lista e plotë e anëtarëve:

Futbollistë italianë: Roberto Baggio (2011), Paolo Maldini (2012), Franco Baresi (2013), Fabio Cannavaro (2014), Gianluca Vialli (2015), Giuseppe Bergomi (2016), Alessandro Del Piero (2017).

Futbollistë të huaj: Michel Platini (2011), Marco Van Basten (2012), Gabriel Batistuta (2013), Diego Armando Maradona (2014), Ronaldo (2015), Paulo Roberto Falcão (2016), Ruud Gullit (2017).

Trajnerë italianë: Arrigo Sacchi (2011), Marcello Lippi (2011), Giovanni Trapattoni (2012), Fabio Capello (2013), Carlo Ancelotti (2014), Roberto Mancini (2015), Claudio Ranieri (2016), Osvaldo Bagnoli (2017).

Drejtues italianë: Adriano Galliani (2011), Giampiero Boniperti (2012), Massimo Moratti (dal 2013), Giuseppe Marotta (2014), Corrado Ferlaino (2015), Silvio Berlusconi (2016), Sergio Campana (2017).

Gjyqtarë: Pierluigi Collina (2011), Luigi Agnolin (2012), Paolo Casarin (2012), Cesare Gussoni (2013), Sergio Gonella (2013), Stefano Braschi (2014), Roberto Rosetti (2015).

Veteranë italianë: Gigi Riva (2011), Dino Zoff (2012), Gianni Rivera (2013), Sandro Mazzola (2014), Marco Tardelli (2015), Paolo Rossi (2016), Bruno Conti (2017).

Futbolliste italiane: Carolina Morace (2014), Patrizia Panico (2015), Melania Gabbiadini (2016), Elisabetta Vignotto (2017).

Nderime pas vdekjes: Giovanni Ferrari, Giuseppe Meazza, Silvio Piola, Gaetano Scirea, Enzo Bearzot, Fulvio Bernardini, Vittorio Pozzo, Ferruccio Valcareggi, Ottorino Barassi, Artemio Franchi, Giovanni Mauro (2011), Valentino Mazzola, Angelo Schiavio, Nereo Rocco, Concetto Lo Bello (2012), Eraldo Monzeglio (2013), Ferruccio Novo, Carlo Carcano, Giacomo Bulgarelli (2014), Giacinto Facchetti, Helenio Herrera, Umberto Agnelli (2015), Nils Liedholm, Giulio Campanati, Cesare Maldini (2016), Stefano Farina, Italo Allodi, Renato Dall’Ara, Arpad Weisz (2017).

Top Channel