“Flauti magjik” i Klodian Kacanit

05/12/2017 18:15

Roli i “Tamino-s” i rri fort me zemër, ndoshta ngaqë është edhe roli që i hapi dyert në skenat operistike italiane, ku karriera e tij mori një tjetër drejtim.

Është ky rol në operën “Flauti magjik” që e ka bërë tenorin Klodjan Kacani pjesë të një turi në Breshia, Bergamo e Como. “Opera on tour’ e risjell tenorin në skenën shqiptare në një nga nëntë shfaqjet e “Flautit magjik” në skenat e qyteteve shqiptare.

“Është një rol delikat, pasi të intepretosh Mozzart-in nuk është e thjeshtë. Nder rolet më të vështira nuk mund të them se është, pasi çdo rol ka specifikat e veta, Verdi është ndryshe, Moxarti ndryshe, Puccini është ndryshe, por është një rol që do ta mbaj mend gjithmonë, pasi më dha mundësinë të depërtoj jashtë”, shprehet Klodjan Kacani, tenor.

“Emocionet janë të ndryshme. Të debutosh në skenën shqiptare është një sfidë, pasi aty ka lindur opera, por gjithsesi skena shqiptare është ajo që më rriti dhe mund të them se pata fatin që nga këtu arrita ta pjek si rol dhe ta debutoj në skenat italiane”, thotë Kaçani.

“Flauti magjik” do të ngjitet në teatrin Migjeni të Shkodrës me 7-8 dhjetor, ndërsa TKOB do të vijojë “opera on tour” me baletin “Arrëthyesi” në qytetin e Korçës me 10 dhe 11 dhjetor.

Top Channel