Kritikave të Bashkimit Europian se autoritetet nuk po bëjnë mjaftueshëm për gjetjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vrasjes së një gazetareje të njohur vendase, Malta iu përgjigj me arrestimin e tetë personave.

Të arrestuarit dyshohen nga policia vendase si autorë të vendosjes së eksplozivit dhe më pas shpërthimit të makinës së gazetares dhe blogeres Daphne Caruana Galizia, një kritike e fortë e qeverisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi me 16 tetor, pranë shtëpisë së gazetares. Atentati tronditi opinionin vendas dhe gishti i fajësisë u adresua tek një pjesë e politikanëve kryesorë të ishullit, të akuzuar prej 53-vjeçares për korrupsion.

Për të zbardhur ngjarjen, autoritetet vendase kërkuan ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë, përfshi hetues të FBI-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA