Ylberi mund të ofrojë pamje mahnitëse, por për shumicën e njerëzve, spektakli zgjat shumë pak.
Por, ky nuk ka qenë rasti i disa profesorëve dhe studentëve në Universitetin kinez të Kulturës në malet e Taipeit, të cilët mundën të shijonin një ylber që zgjati plot 9 orë.
Një profesor nga Departamenti i Shkencave Atmosferike, Chou Kun-hsuan e ka quajtur dukurinë të mrekullueshme, një dhuratë nga qielli.
Ai, bashkë me kolegë e studentë të Departamentit, u përpoqën të dokumentonin ngjarjen e rrallë.
Ylberët zgjasin zakonisht më pak se një orë. Vëzhgimet e tyre, fotot dhe regjistrimet video tregojnë se fenomeni zgjati nga ora 6:57 deri në 15:55, thënë ndryshe 8 orë e 58 minuta.
Nëse do të konfirmohet, ai do të thyente rekordin paraprak të ylberit “më jetëgjatë”, i vendosur në Yorkshire të Anglisë më 14 mars të vitit 1994.
Sipas faqes së internetit të rekordeve “Guinness”, ylberët zgjasin zakonisht më pak se një orë.
Top Channel