L. Rama në Pekin, me studentët e Departamentit të Gjuhës Shqipe

02/12/2017 11:56

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama ndodhet në Pekin ku merr pjesë në konferencën “PKK në dialog me partitë politike nga bota”.

Bashkë me ambasadorin shqiptar në Kinë, Selim Belortaja, ai ka zhvilluar një vizitë në Departamentin e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Gjuhëve të Huaja në Pekin, ku u takua me studentë e pedagogë të këtij departamenti.

Rama vlerësoi zgjedhjen e studentëve për gjuhën shqipe, të cilët ishin jo pak në numër, duke e çmuar si një akt e mesazh miqësie të Kinës me Shqipërinë.

“Jo vetëm unë, por çdokush që flet shqip do të ndjehej krenar po të ishte sot këtu mes jush e të dëgjonte se sa bukur e flisni gjuhën shqipe, dhe me sa pasion e këmbëngulje punoni për mësimin dhe studimin e saj si një kontribut për studimet albanologjike”, është shprehur Rama.

Top Channel