Mrekulli afrikane në New Jersey, Maroku i jep leksion taktik “Seleçaos” pa Neymar
Gonzalo Higuain ishte në dyshim për ndeshjen ndaj Napolit, pasi të hënën ishte operuar në dorën e majtë, por argjentinasi nuk mund ta humbte kurrsesi supersfidën e Juventusit ndaj ish-skuadrës së tij.
Edhe pse sulmuesi argjentinas ka kujtime shumë të bukura nga eksperienca me Napolin, Presidenti i klubit nga jugu i Italisë, Aurelio De Laurentiis, e ka kritikuar në disa raste për largimin te Juventusi.
Dje, Higuain shënoi golin e vetëm të ndeshjes dhe pati një dedikim të veçantë pas ndeshjes: “Ka disa persona që presin që gjërat të të shkojnë keq, ka të tjerë që të qëndrojnë pranë gjithmonë. Doja të gjeja De Laurentisin në tribunë, por nuk e pashë. Ishte fshehur mesa duket”, tha Higuain pas ndeshjes.
Top Channel