Erkand Qerimaj renditet i gjashti në Botërorin e peshëngritjes

02/12/2017 23:48

Erkand Qerimaj e mbylli në vendin e gjashtë në dygarësh garimin e tij në botërorin e peshëngritjes që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Peshëngritësi shkodran realizoi vetëm 2 nga 6 provat në të dy stilet, duke zënë përkatësisht vendin e 4 në shkëputje dhe vendin e 9 në shtytje, ne peshën deri në 77 kg. Garimi i Qerimajt në stilin e shkëputjes nisi me peshën 155 kg, provë të cilën e realizoi me sukses. Në dy provat e tjera Qerimaj dështoi të ngrinte 157 kg. Në këtë stil Qerimaj i rendit në vendin e katërt.

Jo më i letë ishte garimi në shtytje, ku pas provës së parë me 187 kg, Qerimaj nuk arriti të realizonte asnjë prej dy provave të tjera me 191 kg, duke e mbyllur garën në këtë stil në vendin e 9-të.

Në total peshëngritësi shkodran arriti të ngrinte 342 kg, duke zënë edhe vendin e gjashtë. Medaljen e artë në këtë garë mori egjiptiani Mouhamed, Rejepov nga Turkmenistani mori medalje argjendi dhe Maurus i SHBA mori medalje bronzi.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel