Një fanse e çmendur e Angelina Jolie ka habitur botën me fotot që tregojnë përpjekjet e saj për t’i ngjarë sa më shumë yllit të Hollivudit.

22-vjeçarja Sahar Tabar, nga Irani, e ka mbushur profilin e saj të Instagramit me fotot ku shihet me mollëza të dala si pasojë e më shumë se 50 operacioneve plastike. Por, ndjekësit e saj thonë se ajo e krijon këtë pamje duke përdorur “make up” dhe proteza.

Disa nga 318 000 ndjekësit e saj në Instagram e krahasojnë atë me një “zombie” apo “kufomë”.

Faqja belge “Sud Info” thotë se qëllimi i Saharit është që të duket si aktore Hollivudi. Sipas kësaj faqeje, vajza ka humbur 40 kg dhe ka bërë shumë operacione në vetëm pak muaj për t’i ngjarë Angelina Jolie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA