“Rrugëtojmë nën një flamur”

29/11/2017 10:48

Bashkia e Tiranës ka mbledhur në Bulevardin e Ri me rastin e festës së Pavarësisë, motoristë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët dhanë një shfaqje për të apasionuarit pas mjeteve sportive.

Motoja e eventit ishte “Rrugëtojmë nën një flamur”, ku motoristët dhuruan një shfaqje të veçantë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, iu bashkua aktivitetit duke theksuar se bashkimi mes njerëzve është më i rëndësishmi dhe nëse shqiptarët bashkëpunojnë, atëherë asgjë nuk mund t’i ndajë ata.

Veliaj u bëri thirrje të rinjve dhe të rejave që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, në mënyrë që pasioni të jetë në harmoni të plotë me ligjet dhe të garantohet edhe jeta e qytetarëve.

“Mund ta kesh pasion motorin, ama si “Enduro Albania” që gjithë kohën mëson të respektosh kalimtarin, të respektosh një grua që kalon rrugën, një fëmijë, një person me aftësi të kufizuara, duhet të respektosh edhe rregullat e qarkullimit”, u shpreh Veliaj.

Më pas, qytetarët patën mundësi që të ndiqnin një program të ngjeshur artistik me muzikë, dhe garën “Super Moto”, ku në fund të saj u shpërndanë çmime për fituesit.

Top Channel