Neymar “show”, Moutinho me këmbë e duar për ta ndalur (Video)

29/11/2017 14:25

Monaco-PSG ishte kryesfida e javës së fundit të kampionatit francez, Ligue 1, teksa përballeshin jo vetëm kampionët dhe nënkampionët e vjetshëm, por edhe disa prej yjeve më të famshëm të futbollit botëror që kanë zbarkuar tashmë në Francë.

Njëri prej tyre është edhe “Mister 222 milionë euroshi”, braziliani Neymar që u transferua te PSG nga Barcelona, një shumë stratosferike që duket se po përpiqet ta justifikojë me spektakël dhe gola në fushën e lojës.

Ajo që ra në sy gjatë duelit të fundjavës është pikërisht një reagim i “O Ney” në fushë, kur pas një finteje, një tjetër finteje dhe më pas një top në mes të këmbëve, Neymar mashtroi kundërshtarët e tij të Monacos, por u ndal në mënyrë brutale nga Moutinho.

Portugezi, kur e pa brazilianin se do t’i ikte përdori duart e këmbët për ta ndalur.

Top Channel