Nata e Bardhë në Tiranë, festë për 24 orë

29/11/2017 13:19

Nata e Bardhë është një festë e madhe 24 orëshe. Një natë e madhe, e larmishme dhe e gjatë. Koncerte, filma, shfaqe, muzikë dhe argëtim. Kjo është tradita që i afron njerëzit më shumë me artin, por edhe që e bën më të gjallë jetën e natës.

Gjatë pasdites së vonë të 29 nëntorit, Arkivi Qendror Shtetëror i fillimit hap dyert pa pagesë për publikun, me dy shfaqe të veçanta filmi në 35 mm. Njëri prej tyre “Lule të kuqe, lule të zeza”, të regjisorit Mevlan Shanaj dhe më aktorë si Yllka Mujo, Enver Petrovci, Kastriot Caushi apo i ndjeri Bujar Lako.

Dhe filmi Italian “Nata e Yjeve që bien” me regjisor Paolo dhe Vittorio Taviani.

29 Nëntori, dedikuar natës së gjatë të muzeve, vjen në GKA me inaugurimin e një ekspozitë të re.

Në koleksionin “Pa titull” që artisti kosovar Zeni Ballazhi propozon për publikun shqiptar dhe të huaj.

Në mbrëmjen e “Natës së Bardhë”, deri në orët e para të mëngjesit publiku do të ketë mundësi të vizitojë të gjitha sallat e Galerisë Kombëtare të Arteve, siç është linja muzeale me krijimtarinë e artistëve të traditës si: Kol Indromeno, Simon Rrota, Ndoc Martini, Spiro Xega, Zef Kolombi, Vangjush Mio, si dhe tablotë me vepra të artit të propagandës komuniste që u realizuan në Shqipëri nga viti 1944-1990.

Në dy salla të veçanta të Galerisë, gjatë Natës së Bardhë, do të vazhdojnë të jenë të hapura dy ekspozitat e përkohshme: Kotësia e Dallime të Vogla” nga Grayson Perry dhe ekspozita e artistes së njohur gjermane Rosmarie Trockel.

Nën organizimin e Muzeut Historik Kombëtar në bashkëpunim me Qendrën Mbarëkombëtare të Koleksionistëve të Shqipërisë në hollin kryesor aty zë vend ekspozita kushtuar 105 vjetort të pavarësisë, me penën, me të cilën është nënshkruar Akti i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë; aparatin telegrafik mors, me të cilin Qeveria e Përkohshme e Vlorës ka marrë e ka dhënë telegrame gjatë periudhës 1912-1914; objekte personale të protagonistëve të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë; dhe më e rëndësishmja 30 flamuj të periudhës së Pavarësisë.

Një shfaqe si rrallë herë në orën 23 të të këtij 29 nëntori në Teatrin Kombëtar. Për publikun në skenë ngjitet stand-up komedi “Plako t’majt e jotja” nga Gent Hazizi.
Dhe slogan i koncertit madhështor në shesh vjen me shkëlqim yjesh për këtë 29 nëntor, me yllin e shndritshëm që vjen nga Britania e Madhe, Emily Sande.

 

 

Top Channel