Barcelonës i shkëlqen edhe stoli (Video)

29/11/2017 21:33

Barcelona fitoi lehtë ndaj Murcias për të kaluar në 1/8 e Kupës së Mbretit në Spanjë.

Ndryshe nga Reali një ditë më parë (2-2 ndaj Fuenlabradës), stoli i katalanasve arriti të triumfonte 5-0, me Denis Suarez lojtarin më të spikatur të takimit.

Alcacer zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, ndërsa Aleix Vidal, Pique, Denis Suarez dhe Arnaiz shënuan 4 golat e tjerë të Barcelonës.

Top Channel